Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

ËSHTË RIKTHYER NË KROACI/ Grezda duhet të presë për festën, VAR i mohon golin e parë (VIDEO)

Eros Grezda është rikthyer në Kroaci, por nuk ka gjetur ende golin e tij të parë. Mesfushori me tipare ofensive e ka gjetur dje rrugën e rrjetës, por një ndërhyrje e sistemit të teknologjisë arbitrare VAR, ia ka mohuar atë.

Në fitoren 2-0 që Osijek arriti përballë skuadrës së Varazdin, shqiptari nisi ndeshjen që nga minuta e parë. I përhershëm në formacionin titullar, por mesfushori kuqezi ishte i pafat në disa raste shënimi. Futbollisti doli disa herë në mundësi shënimi, por portieri i ekipit kundërshtar bëri disa herë mrekullinë, shpesh edhe me fat për të ndalur Grezdën.bandicam 2020-03-08 09-34-35-199

Në minutën e 45-të, Osijek fiton një penallti me anë të sistemit VAR. Mariç gjuan dhe pasi sfera përplaset në shtyllë, është Grezda që e shtyn drejt rrjetës. Mirëpo, VAR ndërhyn sërish dhe e anulon, duke qenë se shqiptari ishte nisur para se të ekzekutohej penalltia.

Related posts

TRADITA E CHAMPIONS-IT PO VAZHDON/ Zbuloni statistikën e veçantë të futbollistëve kroatë

F.autor

JANË YJE ME KOSTO ZERO NË TREG/ Ja top-formacioni i lojtarëve ende falas në merkato (VIDEO)

Delo.autor

U LARGUA ME URGJENCË NGA STËRVITJA/ Zidanes i vdes pjesëtari i familjes

F.autor

Leave a Comment