Futboll Seria A Sport

REVOLUCION TEK MILAN/ Ja kush do të jetë roli i Rangnick tek “Kuqezinjtë”!

Milan po përjeton një furtunë të vërtetë, teksa lufta Boban-Gazidis ka trazuar ambientin te kuqezinjtë. Zvonimir Boban është larguar zyrtarisht nga klubi dhe shkak për këtë janë bërë deklaratat kundër drejtorit ekzekutiv Gazidis.

Pas largimit, legjenda kuqezi nuk është ndalur dhe ka folur përsëri duke thënë se Milan ka arritur një marrëveshje me Rangnick që në muajin dhjetor, duke ia mbajtur të fshehtë. Pas deklaratave të fundit të Boban, Gazidis ka reaguar përsëri duke mohuar gjithçka, pavarësisht se edhe nga mediet bëhet me dije që nuk ka më dyshime dhe Rangnick do të bashkohet me Milanin në fund të sezonit.

Pikëpyetja e madhe qëndron në faktin se çfarë roli do të ketë në ekip gjermani. Fillimisht, ishte thënë se do të mbante vetëm rolin e drejtorit teknik, ku do të merrej me merkaton, por sipas asaj që shkruan “Sempre Milan”, Rangnick do të jetë edhe trajner i kuqezinjve, me Stefano Piolin që do të largohet.

Revolucion total te “Djalli”, ku pas Boban, në fund të sezonit do të bëjnë gati valixhet edhe Maldini e Pioli, për t’i lënë vendin Ralf Rangnick.

Related posts

SPEKATAKOLAR/ Shënohet gol “bombë” në ndeshjen Real Madrid–Atletiko Madrid (VIDEO)

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Rafa Benitez rrezikon stolin, Everton mendon rikthimin e…

Delo.autor

NATIONS LEAGUE/ Ndizet sfida në “Allianz Stadium”, Belgjika realizon 2 gola në 4 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment