Futboll Seria A Sport

CR7 U LARGUA PAS SFIDËS NDAJ INTER DREJT PORTUGALISË/ Ja çfarë do të ndodhë për ndeshjen Champions ndaj Lyon

Kristiano Ronaldo është larguar ditën e djeshme nga spitali “Dr. Nélio Mendonça”, ku ndodhej, për herë të dytë, për të vizituar mamanë e tij.

E cila, mëngjesin e 3 marsit, ka qenë viktimë e një iktusi ishemik dhe është dashur të shtrohet menjëherë në klinikë.

Lajmi është raportuar ditën e djeshme nga e përditshmja portugeze “Jornal Madeira”, tabloid i qytetit të lindjes së Kristianos që tregon se ylli i Juventusit, një ditë pas fitores me Interin (në sfidën e luajtur ditën e diel në “Allianz Stadium”, e mbyllur me rezultatin 2-0 për bardhezinjtë), ka udhëtuar drejt ishullit për të parë kushtet e mamasë.

Mësohet se megjithatë sulmuesi do të jetë në Torino për sfidën me Lionin.

Related posts

E AKUZUAN PËR MOSHËN/ Lojtari në pronësi të Lazios: Kam frikë të rikthehem në Itali sepse…

Delo.autor

​Lojtarët që mund të largohen nga PSG para takimit me Realin

Delo.autor

SHQIPËRI-HUNGARI/ Debuton Nedim Bajrami, titullarë dhe Uzuni e Balaj (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment