Futboll Seria A Sport

KAOS TEK MILAN/ Ibra i tërbuar me drejtorin e “Kuqezinjve”, kërkon takim urgjent

Zemërimi i Zlatan Ibrahimovic nuk është vetëm ai që shihni. Momenti te Milani është i ndërlikuar, edhe pse ai ka qenë gjithnjë e më shumë i devotshëm, nga ndeshja në ndeshje, prej janarit. Gjiganti suedez e kupton se nuk është i lumtur. E njëjta lumturi për të cilën foli Raiola para disa ditësh, tani është shndërruar në zemërim. Ibra është i tërbuar, madje shumë. Kështu e përshkruajnë njerëzit rreth tij. Zemërimi vjen prej faktit se e gjeti mirë veten në një grup pune kuqezi, por u hidhërua nga Gazidis.

Drejtori i përgjithshëm shkarkoi para pak ditësh Boban, njeriun që kishte negociuar me të për t’u rikthyer te Milani. Në këtë kuptim, suedezi e konsideron veten “jetim” tashmë, ose më keq se kaq. Mediat italiane flasin për disa fërkime verbale mes të dyve, sepse Zlatan, në moshën 38-vjeçare dhe me egon e tij, nuk ka probleme sinqeriteti me askënd. Ai, madje, ka kërkuar takim urgjent me Gazidis, gjatë kësaj jave. Një bisedë personale, për t’i thënë të gjitha ato që e mundojnë, që e kanë zemëruar pa masë, duke hedhur dritë edhe mbi të ardhmen.

Boban dhe Maldini kishin filluar bisedimet për të rinovuar kontratën me suedezin, por tashmë planet kanë ndryshuar. Flitet se trajneri i ri i prenotuar nga Gazidis, Ralf Rangnick, do ta drejtojë vetë merkaton e kuqezinjve. Ibra nuk është në planet e gjermanit, për arsye të ndryshme, ndaj kjo kthesë e Milanit duket si një prerje në besë nga sulmuesi 38-vjeçar.

Related posts

Dua Lipa “kuqezi”, bën parashikimin para finales: Me rezultatin 3-2 fiton…(VIDEO)

Sadik.Autor

NDESHJA NDAJ BARCELONËS NË CHAMPINOS/ Romelu Lukaku: “Katalunasit” kanë më tepër…

Delo.autor

REAL MADRID-EIBAR/ “Los Blancos” barazojnë shifrat, shënon Benzema

Delo.autor

Leave a Comment