Futboll Sport

NDIQEJ PREJ KOHËSH NGA INTER DHE JUVENTUS/ Chelsea rrëmben talentin premtues…

Çelsi i ka rrëmbyer Juventusit dhe Interit talentin finlandez, Xhimi Tauriainen. Ky i fundit është 16 vjeç dhe luan në repartin e mesfushës.

Finlandezi ka treguar paraqitje të shkëlqyera me HJK Helsinikin, nëpërmjet të cilave ka tërhequr edhe vëmendjen e ekipeve të mëdha.

Sipas “The Sun”, në gjurmën e Tauriainen prej kohësh është vënë Interi dhe Juventusi që donin ta merrnin në ekipet e tyre, por lojtari ka vendosur të kalojë te Çelsi.

Mesfushori është prezantuar te londinezët, me të cilët do të bashkohet nga 1 korriku dhe në fillim do të luajë me ekipin e të rinjve.

Related posts

Flet nëna e Dani Alves: Jemi të shkatërruar që po humbet Botërorin

Sadik.Autor

E ardhmja e DEMBELE/ BARCELONA ndan mendjen PËRFUNDIMISHT për FRANCEZIN

Isa.Autor

TRAJNERIT MEMA I HEQIN KËMISHËN/ Digjet flamuri i Partizanit, ja pikantet e derbit Tirana-Partizani (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment