Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Klubi italian tërhiqet nga gara, presidenti: E papërgjegjshme të luash në këto kushte!

“Që nga dita e sotme (djeshme), Pro Verçeli mbyll stërvitjet dhe nuk do të luajë asnjë ndeshje deri në përfundim të emergjencës së lidhur me Koronavirusin. Uroj që Këshilli i Federatës së marrë përgjegjësitë e veta dhe të vendosë për të ndërprerë kampionatet dhe stërvitjet kolektive. Siguria dhe shëndeti janë mbi gjithçka”.

Mesazhi në fjalë vjen nga rrjeti “Facebook” dhe i përket Masimo Sekondos, presidentit të Pro Verçelit, ekip që militon në Grupin A të Serisë C. Ky klub tërhiqet nga gara për të mbrojtur të punësuarit e vet dhe fton të gjitha simotrat të bëjnë të njëjtën gjë në orët që vijojnë.

Zoti Sekondo ka dhënë disa minuta pas mesazhit të parë edhe një mesazh tjetër, këtë herë me imazhe video, në të cilin ka shtuar: “Është një akt prej të papërgjegjshmi të vazhdojmë në këtë mënyrë. Lojtarët do t’i lejoj të stërviten në stadium, të veçuar ose me grupe me nga 4 vetë.

Sinqerisht që nuk dua të vendos në rrezik lojtarët dhe familjet e tyre, në këtë kontekst ndeshjet apo qëndrimi së bashku është i rrezikshëm”.

Related posts

“L’Equipe”: Ibrahimovic ka arritur marrëveshjen me L.A Galaxy 3 javë më parë

Q.Autor

(VIDEO) Udinese ‘befason’ Interin, e pabesueshme ç’po ndodh në San Siro

Q.Autor

“ÇMENDURI” NË LA LIGA/ Atletico triumfon me përmbysje, Real Madrid i falet Nachos. Barcelona katastrofë

Delo.autor

Leave a Comment