Një lajm shumë i keq ka ardhur ditën e sotme për PSG-në. Kampionët e Francës, të cilët do të luajnë mbrëmjen e nesërme ndeshjen e kthimit ndaj Borussia Dortmund, e vlefshme për fazën e 1/8-ave të UEFA Champions League, nuk do të kenë në dispozicion Kylian Mbappe.
Edhe pse ende jo zyrtarisht, mungesa e ylli kryesor të ekipit duket tashmë e sigurt, pasi në dy stërvitjet e fundit, Mbappe nuk ka marrë pjesë. Sulmuesi ka dhimbje fyti dhe sipas gjasave nuk do të jetë në dispozicion të trajnerin Tuchel mbrëmjen e nesërme.

