Sport Të tjera

KORONAVIRUSI/ “Tokio 2020”, Olimpiadë me dyer të mbyllura për të mos shtyrë garat

Lojërat Olimpike “Tokio 2020” mund të mos kenë asnjë shtyrje në afat, në organizimin e tyre (24 korrik-9 gusht), por ato mund të zhvillohen pa praninë e tifozëve. Është kjo ideja e fundit e organizatorëve të Olimpiadës që nis pas 4 muajsh në Japoni.

Sot në botë shumë evente sportive po zhvillohen me dyer të mbyllura, për të mos i shtyrë ato. Ndaj, këtë zgjidhje mund të adaptojë edhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

“Kjo mund të jetë një masë ekstreme, ndoshta më e vështira për t’u marrë si nga organizatorët ashtu dhe nga IOC, por ndoshta është zgjidhja më e leverdishme për sportin. Gjithçka bëhet për të ruajtur sigurinë e njerëzve. Nëse merret ky vendim, kjo do të ishte një Olimpiadë e shëmtuar”, shprehen mediat britanike, që i referohen burimeve nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

IOC dhe organizatorët shprehen se po monitorojnë gjendjen, por ajo nuk duket aspak optimiste për muajt në vijim. Ekziston edhe mundësia që Olimpiada të shtyhet në fund të 2020-ës, por vendimi përfundimtar pritet të merret në qershor, në Asamblenë e IOC-it.

Related posts

HUMBJA NDAJ RENNES/ PSG turpërohet, por që kur tekniku ka marrë kontrollin macja e zezë quhet… Genesio

Delo.autor

SHERRI ME TRAJNERIN PAS NDESHJES/ Gomez befason me lamtumirën nga Atalanta: Gasperini? Edhe atë e dua

Delo.autor

DUELI “BËRTHAMOR”/ 1272 gola në fushë! Ibrahimovic sfidon Ronaldon në duelin e fundit të madh

Delo.autor

Leave a Comment