Futboll Premier League Sport

KORONAVIRUSI/ Lojtarët takuan presidentin me epidemi, shtyhet ndeshja e Premier League

Ndeshja e prapambetur e Premier League midis Manchester City dhe Arsenal është shtyrë për shkak të coronavirus. Vendimi është marrë mëngjesin e sotëm nga Federata Angleze.

Shkak është bërë takimi që lojtarët e Arsenal kanë patur me presidentin e Olympiacos në Europa League. Presidenti i ekipit grek është i prekur nga coronavirus.

Mjaft lojtarë të “topçinjve” kanë takuar Evangelos Marinakis më 27 shkurt, në ndeshjen e Europa League. Presidenti i ekipit grek ka konfirmuar se është me coronavirus.

Lajmin e shtyrjes e ka konfirmuar edhe klubi i Manchester City në “Twitter”. Vendimi është marrë si masë parandaluese. Drejtuesit e Arsenal u shprehën se mundësia që lojtarët e këtij ekipi të infektohen është shumë e ulët, por ata do të ndjekin procedurat mjekësore.

Related posts

INTERI NDEZ FISHEKZJARRET/ MODRIC dëshiron vetëm klubin ZIKALTËR

Isa.Autor

Brazil-Meksikë dhe Belgjikë-Japoni/ Këto janë përballjet që do ndezin Kupën e Botës

Isa.Autor

SULMUESI I BARCELONËS I HAP SFIDË REALIT/ Braithwaite: Jam 100% i sigurt që e fitojmë La Ligën!

Delo.autor

Leave a Comment