Futboll Seria A Sport

“BOBAN GËNJEN, JA E VËRTETA!”/ Zbulohet diskutimi që Gazidis i mbajti Piolit dhe lojtarëve të Milanit

Në prag të ndeshjes ndaj Genoas, që u luajt me dyer të mbyllura, Ivan Gazidis, administratori i deleguar i Milanit, foli me ekipin kuqezi, pra stafin teknik dhe futbollistët, ndërsa kishte ndodhur shkarkimi i Bobanit, por edhe ftohja me Maldini dhe Massara.

“Gazzetta dello Sport” zbulon edhe një pjesë të diskutimit që administratori i deleguar, njeriu i besuar i Elliott, ka thënë në konceptet që ka shprehur. Gazidis konfirmoi largimin e Bobanit nga projekti kuqezi, ndërsa ka kërkuar që ekipi të fokusohet në fushë dhe jo në çështjet e drejtuesve, pasi Milani dhe tifozët e saj vijnë përpara çdo gjëje.

Madje, ka përgënjeshtruar deklaratat e kroatit, duke u shprehur se asgjë nuk ka ndodhur në padijeninë e drejtuesve dhe nuk do të ketë asnjë revolucion. Objektivi është të investohet dhe të rritet skuadra.

Ndërkohë, i ka konfirmuar trajnerit Pioli besim të plotë duke e përgëzuar edhe për punën e tij, përpara futbollistëve. Një gjest që është çmuar nga trajneri.

Related posts

ENDE PJESË E SKUADRËS/ Sane i merr numrin mesfushorit të Bayern Munich

Delo.autor

MERKATO E ÇMENDUR/ Juventus në garë për yllin anglez që vlen 150 milionë euro

Isa.Autor

Magani te Trepça ’89, objektiv mbrojtja e titullit kampion

Q.Autor

Leave a Comment