Futboll Seria A Sport

MREKULLIA “ATALANTA”/ Shkruan historinë në heshtje dhe jep mesazhin më të bukur në kohë të vështira (VIDEO)

“Bergamo është për ty, Mola ime”… Me këtë mesazh, skuadra e Atalantas, në stadiumin e boshatisur (“Mestalla”) ka dashur që t’i japë forcë banorëve të Bergamos, që janë izoluar ashtu si thuajse gjithë Veriu i Italisë, por edhe doktorëve të linjës së parë, që po ofrojnë shërbimin e tyre për të infektuarit.

Numri i tyre në Bergamo ka shkuar në 1472, bashkë me provincat, duke pasur rritje të frikshme brenda 24 orëve të fundit. Atalanta u kualifikua në fazën çerekfinale të Champions League (eliminoi Valencian) duke shkruar historinë, ndërsa Gasperini tha se “në këtë moment të vështirë, nuk mund të festojmë dot me popullin tonë, me tifozët tanë, por do ta bëjmë në qershor, nëse ky tmerr do të ketë marrë fund”.

Related posts

Inspektohet stadiumi i Fushë Krujës, një muaj kohë për Kastriotin

Isa.Autor

ALEN SHERRI DEBUTON NË SERIE A/ Formacionet zyrtare të ndeshjes Cagliari – Milan

F.autor

Eriksen shënon gol ndaj Manchester Cityt

Sadik.Autor

Leave a Comment