Sport Të tjera

KORONAVIRUSI/ Malago tremb sportin me deklaratën e fundit

Emergjenca e krijuar nga coronavirus ka goditur edhe botën e futbollit. Në lidhje me atë që mund të ndodhë në javët e ardhshme, ka folur presidenti i CONI-t (Komiteti Olimpik Italian), Giovanni Malago.

“Dëgjoj shpesh njerëz pa asnjë kualifikim specifik që bëjnë parashikime në këtë situatë të tmerrshme që po jetojmë”, ka thënë Malago për Rai Uno.

“Është e qartë se gjithçka është në dorë të ekspertëve. Nëse me 3 prill do të shihet dritë në fund të tunelit, atëherë do të jetë e mundur të programohet, planifikohet një kalendar i ri i kompeticioneve kombëtare dhe ndërkombëtare”.

“Por jo varet nga ajo që do të ndodhë dhe, për momentin, nuk është e mundur të parashikohet”.

Related posts

PAS IBRAHIMOVIC/ Projektohet një tjetër kthim i bujshëm te Milan, ja emri

Delo.autor

 Aron Gunnarsson: “Lionel Messi nuk më frikëson, ai nuk është …”

Sadik.Autor

Provat e lira në Austin, Marquez dhe Rossi sërish protagonistë

Sadik.Autor

Leave a Comment