Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI/ Ronaldo mesazh nga vetkarantina: Ju flas sot jo si lojtar futbolli…

Reagon ylli i Juventusit Cristiano Ronaldo, që prej dy ditësh ndodhet në karantinë edhe pse testi ndaj koronavirusit rezultoi negativ.

“Bota po kalon një kohë shumë të vështirë e që kërkon kujdes dhe vëmendje maksimale nga të gjithë ne. Unë ju flas sot jo si lojtar futbolli, por si bir, baba, qenie njerëzore e shqetësuar me zhvillimet e fundit që po prekin të gjithë botën.

Është e rëndësishme që të ndjekim këshillat e OBSH-së dhe organeve drejtuese për mënyrën e trajtimit të situatës aktuale.
Mbrojtja e jetës njerëzore duhet të jetë mbi çdo interes. Unë do të doja të dërgoja ngushëllimet e mia, për të gjithë ata që kanë humbur të afërm, solidaritetin tim për ata që janë duke luftuar me virusin, siç është shoku im i ekipit Daniele Rugan.
Mbështetja ime e vazhdueshme është për profesionistët e mahnitshëm të shëndetit që vendosin jetën e tyre në rrezik për të ndihmuar të tjerët”, shkruan Ronaldo në një postim në Twitter.

Related posts

Manchester City-Jorginho/ Zbuloni detajet që mbajnë pezull marrëveshjen

Sadik.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Barcelona-Sevilla. Rezultati 2-0

Delo.autor

SUPERSFIDA/ TIRANA dorëzohet në fund, SKËNDERBEU kryeson i vetëm

Isa.Autor

Leave a Comment