Formula 1 Sport

KORONAVIRUSI/ Formula 1 me plan rezervë për të shpëtuar sezonin

Pavarësisht vendimit për të anulluar 3 garat e para sezonale të botërorit 2020 të Formula 1 për shkak të coronavirus, ideja drejtuesve të këtij sporti është që kampionati të nisë në fund të majit. Ata mendojnë për një kampionat me 17 apo 18 gara, duke nisur nga gara klasike e Montekarlo.

Ross Brawn, drejtori sportiv i garave, tha: “Ky moment pushimi do të na japë mundësi që të reflektojmë dhe mendojmë për të ardhmen. Ideja është që të heqim pushimet verore që kemi në gusht dhe të spostojmë disa gara, për të bërë të mundur zhvillimin e një kampionati normal”.

“Mendoj se do të përgatisim një kalendar të ri për pjesën e mbetur të sezonit. Natyrisht që gjërat do të jenë ndryshe, por do të ruajmë shumicën e garave. Mund të organizojmë një kampionat me 17 apo 18 gara deri në dhjetor”, tha Brawn.

Related posts

E ARDHMJA E ISCO LARG SPANJËS/ Shuhet ëndrra e Ancelotti-t, menaxheri zbulon të ardhmen e yllit

Delo.autor

U THA SE ËSHTË NË DEPRESION/ Legjenda Pele: Nuk kam frikë, jam i vendosur…

Delo.autor

MILAN KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Maldini synon të “RRËMBEJË” talentin e “Katalanasve”…

Delo.autor

Leave a Comment