Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Presidenti i FIFA-s: “Ndeshje” me pesë faza, trajnerët e njohur sfidojnë COVID-19 (VIDEO)

FIFA, përmes fuqisë së futbollit, është vënë në ballë të luftës kundër “Coronavirus”. Kuptohet, jo si institucion mjekësor, por përmes mesazheve për të ndjekur e zbatuar me përpikëri udhëzimet e OBSH. Në funksion të kësaj, qeveria e futbollit botëror ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi, të udhëhequr nga gjashtë trajnerë të njohur botëror. Ata kërkojnë nga të gjithë, në mbarë globin, që të ndjekin pesë “takika kyçe” për të prarandaluar përhapjen e virusit.

Arsene Wenger, Mauricio Pochettino, Casey Stoney, Aliou Cisse, José Mourinho dhe Jill Ellis janë bashkuar në një “ndeshje” me pesë faza (duart, bërryli, fytyra, distanca dhe ndjeshmëria) për të mposhtur “Coronavirus”. Ata duken në një video të përbashkët, teksa japin këshilla për mënyrën se si duhet të sillemi, që të mos infektohemi nga virusi.

Gjthçka bazohet në masat mbrojtëse, të njoftuara nga OBSH kundër Covid-19. Kjo nismë shkon në atë drejtim me letrën e sotme të presidentit Gianni Infantino, i cili jepte kushtrimin: Ta mposhtim “Coronavirus” përmes fuqisë së futbollit!

Related posts

CARLO ANCELOTTI “I RILINDUR”/ Real Madrid bind në start, trajneri italian do titullin në La Liga

Delo.autor

E BUJSHME/ Dortmundi shumë pranë SUPER sulmuesit të BARCELONËS

Isa.Autor

KA EDHE KËSHTU/ Mou e lë në stol, ylli i Man United: Jam i preferuari i tij prandaj më…

Isa.Autor

Leave a Comment