Futboll Premier League Sport

KORONAVIRUSI/ 55 viktima në Britani nga COVID-19, dorëzohet edhe… Manchester United

Ishte një nga klubet e Premier Ligës që i kishte bërë rezistencë mbylljes së qendrës stërvitore për shkak të Koronavirusit. Por mesa duket edhe Mançester Junajtid ka vendosur t’i përgjigjet thirrjes së qeverisë britanike.

Të hënën numri i viktimave nga Covid-19 shkoi në 55 në Britani. Junajtid duhet të ishte kthyer në “Carrington” mëngjesin e së martës pas dy ditëve pushim, por klubi vendosi që të mbyllë qendrën stërvitore.

Klubi njoftoi se situata mund të ndryshojë nga momenti në moment dhe nuk dihet sesa do të zgjasë ky vendim. Arsenali, Çelsi dhe Evertoni janë disa prej skuadrave që i kanë mbyllur qendrat e tyre stërvitore me lojtarët që janë vetizoluar pasi kanë pasur raste pozitive me Koronavirus.

Related posts

REVOLUCION NGA “THEMELET”/ Barcelona nxjerr në shitje 12 lojtarë pas vendimit të “Jashtëtokësorit”

Delo.autor

Conte tallet me Moratan: Ai ishte zëvendësues edhe në Real e Juventus

Q.Autor

I PABESUESHMI TIM KRULI/ Pret dy penallti ndaj “Djajve të Kuq” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment