Formula 1 Sport

KORONAVIRUSI NË FORMULA 1/ Mekanikët e McLaren në karantinë dalin negativë nga testi i COVID-19

Të gjithë mekanikët e skuadrës McLaren, që ishin në karantinë në Melburn, nuk janë të prekur nga coronavirus. Lajmin e konfirmoi sot skuadra britanike përmrs një mesazhi në rrjetet sociale.

Gara e Australisë u anullua pikërisht për shkak të alarmit për coronavirus që u shpërnda pak ditë para garës. Madje një mekanik i McLaren doli pozitiv, ndërkohë që edhe në zonën përreth Melburn Park pati disa raste pozitive.

Për këtë arsye, 16 persona të skuadrës McLaren mbetën në izolim në hotelin ku ishin akomoduar dhe nga dita e nesërme mund të rikthehen në vendlindje. Edhe personi që ishte pozitiv nuk ka më simptoma të virusit vdekjeprurës.

Related posts

“EURO 2020″/ Pas 15 minutash lojë, “Përbindëshi” Ronaldo trondit Gjermaninë (VIDEO)

Delo.autor

Humbi penalltinë e tretë radhazi, sulmuesi fillon të qajë (VIDEO)

Sadik.Autor

“Tërbohen” korçarët/ Ilir Daja nuk do të jetë i vetmi që zbarkojë në Vlorë (DETAJE)

Sadik.Autor

Leave a Comment