Futboll La Liga Sport

KËRKOHET NGA INTER DHE JUVENTUS/ Mesfushori Rakitic zgjedh skuadrën ku do vazhdojë karrierën

Ndonëse futbolli është pezulluar përkohësisht, puna për përforcimet e skuadrave vazhdon, por këtë herë nga shtëpia.ivan-rakitic

Sevija ka filluar të mendojë që tani për lëvizjet që do të bëjë në skuadër dhe një nga transferimet e verës pritet të jetë Ivan Rakitiç. Ky i fundit nuk po kalon një periudhë të mirë te Barcelona dhe ka vendosur të largohet nga katalanasit.

Pikërisht nga kjo kërkon të përfitojë Sevija që dëshiron ta rikthejë përsëri në ekip, nga ku u largua në vitin 2014. Kroati gjithmonë ka thënë se dëshiron të luajë përsëri për ekipin ku u bë i njohur për të gjithë dhe e ka mundësinë të bashkohet me ta në verë.Ivan-Rakitic

Për mesfushorin interesohen edhe skuadra si Interi, Juvetusi dhe Atletiko, por Rakitiç sipas mediave spanjolle, ka vendosur të rikthehet te Sevija.

Related posts

Anglia i jep fund “mallkimit” të penalltive duke kopjuar Cristiano Ronaldon

Isa.Autor

SKËNDERBEU I TRONDITI TË GJITHË/ Gjoba 1 milion euro mban peng Superioren, ja skuadrat që përfitojnë

Delo.autor

Wenger: Paraja ka prishur futbollin, kampioni nuk dihet ende vetëm në Serie A

Q.Autor

Leave a Comment