Futboll Seria A Sport

E PAPRITUR/ “Gazzetta dello Sport” shokon me lajmin për Ibrahimovic

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Zlatan Ibrahimovic mund të tërhiqet në fund të sezonit. Ajo që dukej si një shtyllë në rindërtimin e Milanit, e vendosur nga Boban dhe Maldini, tani po mendon seriozisht pensionimin në fund të sezonit. Pandemia globale do të ishte, gjithashtu, në qendër të kësaj çështje. “Coronavirus” ka ndryshuar edhe kartat në tryezën dhe mendjen e suedezit, i cili në janar nënshkroi vetëm për 6 muaj me kuqezinjtë, me opsionin për ta zgjatur kontratën edhe sezonin e ardhshëm.

Në moshën 39-vjeçare (tetorin e ardhshëm), me Milanin pa marrë ende një vendim për të (dhe lamtumirën e Boban), hipoteza e bën gjithnjë e më të komplikuar të ardhmen. Ideja e tërheqjes nga futbolli tashmë ekzistonte tek ai, edhe gjatë negociatave me Milanin, përpara se të bindej. Sidoqoftë, kontributi i tij do të jetë vendimtar te kuqezinjtë, për ta përmbyllur sezonin me kualifikim në Kupa e Europës. E ardhmja e pasigurt e Milanit mund të jetë vendimtare në vendimin e Ibrës.

Related posts

Nicola Rizzoli: VAR-i eliminon gabimet, por jo polemikat

Sadik.Autor

Në Madrid e mbajnë derën hapur/ Antonio Conte kërkon transferimin e Mauro Icardit

Isa.Autor

LARGIMI I SHALAND/ Legjenda e Interit mund të jetë trajneri i ardhshëm i Kosovës

Delo.autor

Leave a Comment