Basketball Sport

ZBULON LOJTARËT E TIJ TË PREFERUAR/ LeBron James: Ronaldo dhe… i çmenduri Ibrahimovic

Kur dëgjoni për LeBron James, mendja ju shkon me shpejtësi te Cleveland Cavaliers, Miami Heat, Los Angeles Lakers dhe më përgjithësisht te NBA. Ai është një nga basketbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, por në mesin e pasioneve të mëdha ka edhe një sport tjetër: futbollin.

Fenomeni i Lakers, i cili gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme ka fituar tre herë titullin e NBA, është nominuar tre herë MVP i finales dhe katër herë MVP i sezonit, duke iu përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve në Instagram, ka zbuluar se cilët janë futbollistët e tij të preferuar:

Ka disa. Para së gjithash, ata të Liverpool-it. Ata janë mbi të gjithë, por edhe Mbappé, Neymar, Cristiano Ronaldo. Po flasim për legjenda. I dua këta djem. E dua Cristiano Ronaldon, Neymar dhe Mbappé. Ata janë disa nga të preferuarit e mi”. LeBron James shtoi edhe dy kampionë në listën e tij: “Messi është qartësisht një legjendë. Ibrahimovic? Ai është i çmendur, por edhe i mallkuar i mirë”.

Admirimi i yllit të Lakers për lojtarët e Liverpool nuk është për t’u habitur, duke pasur parasysh që ka qenë prej kohësh në mesin e aksionarëve të klubit anglez. Në vitin 2011, në të vërtetë, ai vendosi të blinte një pjesë të vogël të aksioneve dhe për këtë arsye të fillojë një partneritet me “Reds”.

Related posts

SUPERSFIDA RIVER PLATE – BOCA JUNIORS/ Plani i Perez nuk ka funksionuar, Ronaldo refuzon takimin me…

Isa.Autor

SKANDAL TEK FLAMURTARI/ Japin dorëheqjen nga klubi trajneri dhe drejtori sportiv, ja shkaku befasues

Delo.autor

Shqiptarët shpërthejnë ndaj trajnerit: Ekip lagjeje, Panuçi të ikë i pari! (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment