Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI/ Ronaldo një shembull për tu ndjekur, shikoni çfarë iu mëson fëmijëve të tij (VIDEO)

Kristiano Ronaldo është një shembull për të gjithë në futboll, për atë që ai ka treguar në fushën e lojës gjatë gjithë karrierës së tij.

Megjithatë ai tregon se është një shembull për tu ndjekur nga të gjithë, edhe për atë që bën në familjen e tij.

Në një video të postuar në rrjetet sociale shihet portugezi teksa iu mëson fëmijëve se si të dezinfektojnë duart e tyre, sidomos në këtë kohë të vështirë nga Koronavirusi që po kalon bota.

Ronaldo kujdeset për higjienën e familjes dhe fëmijëve të tij të vegjël, ndërkohë që ndodhet në Portugali për shkak se kampionati italian është pezulluar përkohësisht, ashtu si shumë kampionate të tjerë.

Related posts

Milan nuk heq dorë nga mesfushori goleador i Manchester United…

Sadik.Autor

SUPER NDESHJA CITY-UNITED/ “Djajtë e Kuq” barazojnë, shënon blerja e kritikuar (VIDEO)

F.autor

MOMENTE PANIKU/ Hajdutët me thikë kërcënojnë çiklistin dhe familjen e tij

Delo.autor

Leave a Comment