Futboll Seria A Sport

ISH-PRESIDENTI I JUVENTUS SULMON CR7/ Cobolli Gigli: Iku për nënën? E tregoi veten në pishinën me diell!

Urgjenca e “Coronavirus” ka futur të gjithë sistemin e futbollit në kaos dhe në Itali kanë plasur debatet për largimin e lojtarëve të Juventusit në vendet e tyre përkatëse, drejt familjeve. Ish-presidenti bardhezi, Cobolli Gigli, është shprehur hapur në lidhje me këtë temë, duke e drejtuar gishtin posaçërisht te Cristiano Ronaldo.

Ish-numri një i Juventusit foli për mikrofonat e “Radio Punto Nuovo”, duke nënvizuar sjelljen e lojtarëve: Tani është e lehtë për të kritikuar, por e parë nga jashtë, nuk e kuptoj pse këta lojtarë u larguan nga Italia. Në kthim, shpresoj sa më shpejt që të jetë e mundur, do të jetë e vështirë të rifillojnë, sepse ata do të duhet të bëjnë karantinë 14-ditore”.

Mbi të gjitha, Ronaldo, i pari që e la Italinë për t’u rikthyer në Madeira e tij: “Situata u ndërlikua me Ronaldon, i cili ishte i pari që u largua, duke u justifikuar me nënën e sëmurë. Por, pastaj vetëm tregoi veten, duke marrë rreze dielli në një pishinë të madhe. Në këtë pikë, pasi klubi kishte bërë lëshim me Ronaldon, edhe Higuain duhej të shkonte te nëna. Po kështu, edhe dikush tjetër duhej të largohej dhe situata u përkeqësua”.

Sipas Cobolli Gigli, klubi duhej t’i kishte penguar lojtarët e tij që ta linin karantinën: “Karantina nuk është diçka që duhej të bëhej sipas dëshirës, ata duhej të ishin mbajtur në klub, në hotelin e Juventusit, ashtu siç po vepron Interi”.

Related posts

FUTBOLLI NË KRIZË NGA KORONAVIRUSI/ Presidenti i La Ligas: “Pleshti” nuk shkon në Itali. Serie A, e mbytur në borxhe!

Delo.autor

Nis sfida miqësore në “Elbasan Arena”, Shqipëria e Panucci-t kundër Norvegjisë

Sadik.Autor

FITORE SPEKTAKOLARE/ Ronaldo shkëlqen me dopietë në debutimin e tij me Manchester United

Delo.autor

Leave a Comment