Formula 1 Sport

KORONAVIRUSI/ Ish-pronari i Formula 1: Ky sezon duhet anulluar, asnjë s’ka dëshirë të garojë më

Bernie Ecclestone, ish-pronari i Formula 1, ka këshilluar pronarët aktualë që të anullojnë sezonin 2020, duke parë situatën e krijuar prej coronavirus. Sipas tij, do të ishte një gabim nisja e një sezoni ku nuk ka asgjë të sigurt dhe mbi të gjitha respektimi i marrëveshjeve është në dilemë.

Madje ai shprehet se do të habitej nëse Liberty Media, grupi që zotëron sot kuotat e Formula 1, do të arrinte të zhvillonte 15 gara, siç edhe shpresojnë pronarët aktualë. Ndaj ai shprehet se anullimi i sezonit është vendimi më i drejtë.

“Mendoj se Liberty duhet të pezullojë çdo përpjekje për të zhvilluar ndonjë garë dhe e vetmja gjë që duhet të bëjë është të mendojë për sigurinë e njerëzve. Do të ishte gabim nënshkrimi i marrëveshjeve që më pas nuk do të respektohen”, tha Ecclestone.

“Unë uroj me zemër që ata të arrijnë të zhvillojnë 16-18 gara siç dhe shpresojnë. Ndoshta mund të zhvillojnë 3-4 gara edhe në janar të 2021-shit dhe t’i quajnë si të këtij sezoni. Duhen gjetur njerëz, vende e pista ku ekziston dëshira për të garuar”, tha Ecclestone.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Ankth për Mbappe, i nënshtrohet testit të epidemisë

Delo.autor

Rusi 2018, këta janë lojtarët që vlejnë më pak

Sadik.Autor

Moratti: Interi mund të konkurrojë për titull vitin e ardhshëm!

Sadik.Autor

Leave a Comment