Sport Të tjera

ËSHTË KAMPIONE E VETME OLIMPIKE E KOSOVËS/ Xhudistja Kelmendi flet për arsyen pse s’iu vendos statuja në Prishtinë

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, ka thënë se është e lumtur me statujën që ia kanë ngritur në Pejë, përderisa e ka pranuar se ajo statujë ishte planifikuar fillimisht të vendosej në Prishtinë, por nuk u vendos në kryeqytet pasi që Federata e Xhudos nuk mori përgjigje nga Komuna e Prishtinës.

Kampiones së vetme Olimpike të Kosovës, Majlinda Kelmendit, iu përurua në Pejë, në fund të muajit shkurt, shtatorja e saj, e ndërtuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, falë sukseseve të saj në arenën globale në këtë sport.

Kjo statujë e xhudistes kosovare është ndërtuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, ndërsa për lokacionin e saj ishte diskutuar shumë, pasi që trajneri Driton Kuka ishte ankuar pse Komuna e Prishtinës nuk i ka kthyer përgjigje për ta vendosur atë në kryeqytet.

Edhe Kelmendi e ka pranuar se kjo statujë ishte supozuar të ngrihej në Prishtinë, mirëpo ka thënë se ndoshta do t’i ndërtohet një në kryeqytet në të ardhmen.

“Sigurisht se unë do të isha shumë e lumtur nëse do ta kisha statujën edhe në Prishtinë. Në fillim ishte menduar që statuja të vendosej në Prishtinë, por përderisa Federata s’ka pasur përgjigje prej kryetarit të Prishtinës, atëherë është vendosur në Pejë”, ka thënë Kelmendi në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

“Kur e kam parë se sa shumë janë gëzuar njerëzit në qytet, se sa shumë po e vizitojnë fëmijët në qytet, prapëseprapë jam ndier mirë. Nuk ka shumë problem për mua ku është vendosur statuja, me rëndësi është në Kosovë”. /Gazeta Express/

Related posts

AKSIDENT I FRIKSHËM/ Futbollisti i njohur argjentinas VRET dy persona, dyshohet se… (VIDEO)

Isa.Autor

RAYO VALLECANO-BARCELONA/ Copa del Rey: Rikthehet Messi, “Katalanasit” kërkojnë kualifikimin (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

EKIPI AMATOR/ Njihuni me skuadrën që i mori të gjithë “zvarrë” duke shkruajtur historinë

Isa.Autor

Leave a Comment