Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Kriza “largon” Ronaldon nga Juventusi, ja ku pritet të transferohet portugezi

Një lajm i bujshëm nga Italia që gjen vend në faqet e para të gazetave spanjolle. Kur bëhet fjalë për Kristiano Ronaldon gjithmonë ka interes në të gjithë botën. Juventusi rrezikon që të humbasë shërbimet e kampionit portugez për shkak të krizës ekonomike që e ka përfshirë nga koronavirusi.

Kristiano Ronaldo si një “zotëri” i vërtetë pranoi që të ulte rrogën e tij për këtë moment të vështirë ekonomik që po kalojnë bardhezinjtë dhe e gjithë bota e sportit, por kjo nuk mund të zgjasë përgjithmonë. “Il Messagero” shkruan se bardhezinjtë mund ta sakrifikojnë Ronaldon për të balancuar disi bilancet e tyre.

Planet e Juventusit- Ronaldo është një imazh i rëndësishëm për “Zonjën e Vjetër” dhe largimi nuk është kaq i lehtë sa mendohet, prandaj presidenti Anjeli po mendon strategjitë për të mos shkuar tek opsioni i fundit që lidhet me largimin e lojtarit. Fillimisht do t’i ofrojë një kontratë deri në vitin 2023 me një pagë më të ulët sesa ajo aktualja, e cila është 30 milionë euro.

Nëse Ronaldo nuk do të pranojë, atëherë mund të qëndrojë te kampionët e Italisë deri në përfundimin e kontratës aktuale. Por kjo do të bënte që bardhezinjtë ta humbnin me 0 euro në moshën 37-vjeçare. Opsioni i tretë është largimi i tij në merkaton e verës për më shumë se 70 milionë euro. Asnjë vlerë tjetër nën 70 milionë nuk do të merret në konsideratë.

Rikthim te Reali- Mes skenarëve të shumtë ekziston edhe rikthimi i tij në Madrid. Ky është klubi ku ai shkroi histori në Spanjë dhe në Europë prandaj nuk përjashtohet si mundësi që Florentino Perez ta telefonojë për ta rikthyer në “Santiago Bernabeu”.

Related posts

TË PËRQENDRUAR TEK EUROPA LEAGUE/ Pas shumë ditësh mungesë, Halili ndjek Tiranën nga afër

Delo.autor

MERKATO E VERËS TEK INTER/ Marotta: Hakimi ikën te PSG brenda 24 orëve, nuk dua të shes më lojtarë

Delo.autor

LIVE/ Inter-Juventus, Nainggolan kalon “Zikaltërit” në avantazh

Delo.autor

Leave a Comment