Boks MMA Sport

BOTA NË KAOS PREJ KORONAVIRUSIT/ Kampioni i dyfishtë i botës në UFC: Nëse COVID-19 zgjat deri në verë…

Ish-kampioni i dyfishtë i botës në artet marciale mikse, Daniel Cormier, ka konfirmuar se nëse nuk do të duelojë deri në fund të verës, ai do të tërhiqet nga sporti.

41-vjeçari pritet të duelojë ndaj Stipe Miocic, kampionit të botës në peshën e rëndë këtë verë. Gjithsesi, coronavirus ka lënë pezull të gjitha aktivitetet dhe kjo sfidë e tretë mes dy sportistëve mund të shtyhet për në dimër.

“Ne po synojmë të duelojmë në verë, ndoshta deri në fund të verës. Kjo do të ndodhë nëse vendi ynë arrin të sigurojë organizimin e eventeve, pasi coronavirus ka pezulluar gjithçka”, tha Cormier.

“Nëse kjo situatë shkon më gjatë, përtej verës, nuk besoj se do të kthehem më në kafaz. Nuk ka asnjë shans të dueloj në dimër, pasi nuk kam më kohë. Dua që kjo sfidë të ndodhë në verë, në të kundërt lamtumirë”, tha Cormier.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Tirana nuk ndalet me goditjet, firmos me mesfushorin e Shkëndijës së Tetovës…

Delo.autor

INTERI PËRMIRËSON OFERTËN PËR LOOKMAN/ Nigeriani prioritet absolut

F.autor

“DO TË VIJ NË SHQIPËRI PËR NDESHJEN E KOMBËTARES”/ Gjasula: Nuk është fundi i botës nëse s’dalim të parët në grup

Delo.autor

Leave a Comment