MMA Sport

KORONAVIRUSI/ Zyrtare: Khabib nuk do të futet në kafaz me Ferguson, ja arsyeja

Presidenti i UFC-së, Dana White, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Twitter ka bërë me dije se Khabib Nurmagomedov nuk do të jetë pjesë e eventit UFC-249, që do të zhvillohet më 18 prill.

Numri 1 i arteve marciale mikse u shpreh se ky event do të zhvillohet, por kampioni i botës në peshën e lehtë, rusi Khabib Nurmagomedov, nuk do të jetë pjesë e tij. Khabib duhej të mbronte titullin ndaj Tony Ferguson, por për të pestën herë kjo përballje është anuluar.

“Ky event do të zhvillohet. Nesër do të bëj publike duelet e këtij eventi, por Khabib nuk do të jetë pjesë e UFC-249”, tha White. Rusi është në vendlindjen e tij dhe i bllokuar për shkak të coronavirus, pasi Rusia ka pezulluar fluturimet ajrore.

Nesër pritet të zyrtarizohet edhe rivali i Ferguson, që pritet të jetë Justin Gaethje.

Related posts

NEWCASTLE-LIVERPOOL/ Klopp synon fitoren për të rimarrë kreun e Premier (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

SHBA “IA RRËMBEU” SHQIPËRISË/ Real Madrid pas talentit, klauzolë e veçantë për mesfushorin shqiptar

F.autor

E JASHTËZAKONSHME/ Dy yjet e Bayernit dhurojnë 1 milion euro ndaj Koronavirusit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment