Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI/ Ibrahimovic nuk duron dot pa futboll, i kthehet stërvitjes te klubi ku është bashkëpronar (FOTO)

Ndërsa në Itali dhe shumë vende të tjera në Europë nuk mund të sërvitesh ende në ambjentet e qendrës sportive me futbollistët që duhet të bëjnë çmos që të ushtrohen në shtëpi, Zlatan Ibrahimovic, sulmuesi i Milanit, sot është kthyer në fushë.

Suedezi është duke u stërvitur në qendrën stërvitore të Hammarby, klubi ku ështëedhe bashkëpronar. Klubi në fjalë i ka dhënë mundësi lojtarëve që nëse duan mund të përdorin qendrën stërvitore (me kampionatin e ndaluar) në mënyrë të vullnetshme, duke nisur nga dita e hënë.

“Ibrahimovic kishte shumë dëshirë që të kthehej të prekte topin dhe te ne është gjithmonë i mirëpritur”, deklaroi drejtori sportive i klubit, Jesper Jansson.

Related posts

FORMACIONET ZYRTARE/ Surpriza në mbrojtje, Balaj titullar. Ja si rreshtohen Shqipëria e Uellsi

Isa.Autor

TËRBOHEN TIFOZËT E MILANIT/ Pas kartonit të kuq, “BOMBA” e ICARDIT “godet” keq HIGUAININ

Isa.Autor

PROBLEMET ME DEMENCËN/ Skocia u ndalon fëmijëve të gjuajnë topin me kokë!

Delo.autor

Leave a Comment