Futboll Seria A Sport

RIKTEHET TË FLASË PAS SHUMË VITESH PËR MILANIN/ Menez: Më kanë thënë që isha aq i fortë sa Kaka, ja kush ishte gabimi im!

Jeremy Menez është rikthyer të flasë pas shumë vitesh për Milanin, klub në të cilin kaloi 2 vite. Verën e vitit 2014, francezi erdhi nga PSG me parametra zero.

32-vjeçari pati paraqitje fantastike në sezonin e parë, teksa shënoi 16 gola në 33 ndeshje. Në atë kohë, Menez shprehet se i kanë thënë që ishte i fortë po aq sa Ricardo Kaka, por ai pranon se ka gabuar që nuk ka punuar sa duhej.

“Mund të bëja më shumë dhe më mirë te Milani, por nuk punova aq sa duhet. Mendoj se talenti im ishte i mjaftueshëm. Në stërvitje, të gjithë më thonin se jam i fort po aq sa Kaka. Presion? Nuk mendoj se kishte të bënte me presionin, nuk më ka bërë përshtypje ndonjëherë.”

Related posts

STATISTIKAT/ I palodhur për ekipin e tij, ja si Dermaku u paraqit në fushë me Parmën

Delo.autor

SPRINT MË SHUMË SE 70 METRA/ Fantazisti shqiptar shkëlqen me dopietë në Angli (VIDEO)

Delo.autor

DERBI I KRYEQYTETIT/ Pritet të zhvillohet super sfida Tirana-Partizani, ja sa tifozë do lejohen në “Air Albania”…

Delo.autor

Leave a Comment