Bundesliga Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Ylli francez jep alarmin: E pamundur që Championsi të përfundojë këtë sezon!

Futbolli është pezulluar gati në të gjithë Botën, me disa përjashtime të vogla. E gjithë kjo situatë është krijuar për shkak të Coronavirusit, që ende nuk dihet se kur mund të ndalet.

Nga raportimet e fundit në media thuhet se sezoni mund të rinisë në fund të muajit maj, por në lidhje me këtë gjë Lucas Hernandez shfaqet skeptik. Ylli i Bayernit ka folur për “L’Equipe” dhe është shprehur se i duket e pamundur që Champions League të përfundojë këtë sezon.

“Mendoj se Champions League është e pamundur që të përfundojë këtë sezon. Do të ishte arritje e madhe nëse përfundojnë kampionatet. Championsi nuk besoj se mund të luhet këtë sezon”, shprehet Lucas Hernandez.

Related posts

SHQETËSOHEN TEK BARCELONA/ E ardhmja e Messit bëhet çështje

Delo.autor

Kombëtarja si “trampolinë”, në La Liga intersohen për Manajn

Sadik.Autor

LUKAKU DHE CR7 NUK I AFROHEN/ Shikoni çfarë bën Immobile në 3 minuta ndaj Smapdorias (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment