Futboll Seria A Sport

GODET ME DEKLARATËN PËR DYBALAN/ Legjenda e Inter: Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, por nuk…

Futbolli italian u ndal një muaj më parë, me një supergol të Paulo Dybala kundër Interit, që bëri shumëkënd të fshijë sytë, mos ishte në ëndërr apo realitet, duke bërë shumë pyetje në lidhje me rolin e tij te Juventusi. Beppe Bergomi foli në “Sky Calcio Club” për numrin 10 bardhezi, duke shprehur bindjen e tij se argjentinasi nuk është kampion i padiskutueshëm dhe se për këtë arsye i fillon ndeshjet edhe nga pankina:

“Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, por nuk është një kampion i jashtëzakonshëm. Nuk e ka këtë status te Juventusi, prandaj e fillon disa ndeshje edhe nga pankina. Aty është Cristiano Ronaldo, që i kushtëzon të gjithë të tjerët. Kampion i jashtëzakonshëm do të thotë të jetë i padiskutueshëm te Juve dhe në ekipin kombëtar. Dybala nuk është i tillë në asnjërën”.

Related posts

SARRI THA SE I MUNGON SHKËLQIMI/ CR7 i përgjigjet trajnerit në rrjetet sociale: Për të arritur objektivat… (FOTO)

Delo.autor

ZBULOHEN PRAPASKENAT NGA ITALIA/ Ja negociatat mes trajnerit Edi Rejas dhe FSHF-së

Delo.autor

JUVENTUS-INTER/ VAR akordon një penallti, “Përbindëshin” Ronaldo mposht portierin Handanovic (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment