Futboll La Liga Sport

KORONAVIRUSI NË SPANJË/ Mjekët kundër futbollit: E pamundur të ktheheni në fushë gjatë verës

Pak lajme ngushëlluese nga Spanja, lidhur me urgjencën e “Coronavirus”. Të prekurit dhe viktimat kanë kapur shifra të frikshme në vendin iberik, ku gjithçka është karantinuar prej gati një muaji. Edhe futbolli e ka ndalur hapin. Lajme aspak të mira vijnë që nadej edhe sa i takon rinisjes së mundshme të kampionatit të futbollit. Për t’i ngrirë të gjithë ka menduar drejtori i spitalit kryesor të Madridit, Antonio Zapatero, i cili tha për “Cadena SER”:

“Unë mendoj se është e pamundur që të mund të kthehemi në fushë këtë verë. Testi nuk është zgjidhja, ama zgjidhja do të varet nga rezultati i testit. Nëse zbuloni se nuk keni antitrupa, jeni të ndjeshëm ndaj infeksioneve.

Në periudhën asimptomatike, deri në dy ditë e gjysmë para simptomave dhe deri në gjysmë dite para fillimit të simptomave, ngarkesa virale është maksimale dhe mbajtja e distancës në fushë nuk është e mundur. Të luash futboll në muajt e ardhshëm, mendoj se është e pamundur”.

Related posts

FORMULA 1/ Shokon piloti Hamilton: Nuk kisha asnjë mbështetje, kam vuajtur shumë nga…

Delo.autor

Hamburgu i Mavrajt, një bebe mban peng formacionin

Q.Autor

ËSHTË TIFOZE E “ZJARRTË” E ROMËS/ Bukuroshja super seksi ekspozon të pasmet në “Instagram” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment