Futboll Seria A Sport

MBRON TRANSFERIMIN NGA MILAN TEK JUVENTUS/ Pirlo: Ishte vendimi më i drejtë

Ishte Juventusi në zhvillim i Antonio Conte, ai që do të hidhte themelet e një cikli mbresëlënës triumfesh. Transferimi i Andrea Pirlo nga Milani te bardhezinjtë bëri që miliona tifozë të diskutojnë ethshëm, por “regjisori” italian nuk pendohet për asgjë.

Duke folur gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në Instagram, maestro i mesfushës e komentoi atë zgjedhje: Të shkoja te Juventusi ishte vendimi i duhur. Në katër vitet që kalova atje fitova katër tituj, Kupën e Italisë dhe luajta një finale të Ligës së Kampionëve”.

Pirlo përjetoi kalimin nga Conte tek Allegri, dy trajnerë nga të cilët mori diçka: “Të dy më kanë mësuar shumë. Për shembull, Allegri dukej nga jashtë një teknik që vetëm orientonte, por në realitet ishte një punëtor i madh dhe i vështirë. Herën e parë që vlerësova mundësinë e bërjes trajner ishte pas një leksioni nga Antonio Conte. Ai gjithmonë i bënte seancat teorike nga  40 minuta secila”.

Pas këtij mësimi nga Conte, ai vendosi të bëhet trajner. Ish-mesfushori tashmë ka ide shumë të qarta: “Unë jam më i orientuar drejt skuadrave të para dhe jo të rinjve. Mendoj se duhet të kem një qëllim specifik për të arritur. Dua ta ndiej atë adrenalinën e ndeshjes, fitoren apo humbjen, përgjegjësinë. Unë besoj se rruga e të rinjve nuk bën për mua, nuk është diçka që mund të më pëlqejë. Do të preferoja të filloja me të rriturit”.

Related posts

“SNAJPERI” FERNANDES/ Manchester United gjen njeriun e pagabueshëm! Por, perfeksioni mban një tjetër emër

Delo.autor

Dibala është “Zot i transfertave”, Totenhemi i paralajmëruar. Argjentinasi rikthehet të shkëlqejë

Q.Autor

E BUJSHME/ Sulmuesi i Napolit arrin marrëveshjen me klubin e njohur të Serisë A…

Delo.autor

Leave a Comment