Futboll Kategoria Superiore Sport

QUAJENI YLLI I KARANTINËS/ Mesfushori i Laçit nis sfidën e re me gola… “alla-Messi” (VIDEO)

Tashmë që futbolli është pezulluar, mesfushori i Laçit, Donald Rapo, pa dyshim që mund të quhet si ylli i karantinës.

rapo

Futbollisti ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, pikërisht për shkak të videove të shumta në rrjetet sociale, të cilat janë gazmore dhe kanë argëtuar së tepërmi ndjekësit e tij.

Tashmë Rapo ka nisur një sfidë në rrjetet sociale, ku ka postuar gola e tij, duke i bashkëngjitur komentin e Dritan Shakohoxhës, që është në komentimin e një goli të shënuar nga Leo Mesi.

Kësaj i është përgjigjur shoku i skuadrës te Laçi, Redon Xhixha, që në të njëjtën formë ka postuar videon e një supergoli që ai kishte shënuar ndaj Teutës në sezonin e kaluar dhe me këtë sfidoi përsëri Rapon.

Nuk mungoi edhe kundërpërgjigja e këtij të fundit, i cili më vonë ka postuar një super gol që i kishte shënuar Tiranës, gjatë kohës që ishte pjesë e Luftëtarit.

Related posts

PEREZ MENDON PËR TË ARDHMEN/ Alaba zbarkon në Madrid, një ndër më të paguarit tek “Los Blancos”

Delo.autor

SKEMA/ Ja formacioni i mundshëm i Shqipërisë në përballjen ndaj Turqisë (FOTO)

Delo.autor

NOSTALGJI/ 50 vite nga “Ndeshja e Shekullit”, 30 minutat e çmendura të gjysmëfinales Itali-Gjermani në Kupën e Botës

Delo.autor

Leave a Comment