Bundesliga Futboll Sport

PO SHKËLQEN NË BUNDESLIGA/ Super ylli Haaland zbulon dy idhujt dhe ritualin para ndeshjeve

Erling Haaland ëshhtë rrëfyer në një intervistë të dhënë për faqen zyrtare të Borussia Dortmund.

“Duhet të them se kam patur shumë idhuj kur kam qenë i vogël, por tani ndjek kryesisht dy shembuj: Zlatan Ibrahimovic dhe Cristiano Ronaldo”, ka thënë Haaland, që më pas ka dashur t’u japë një këshillë të rinjve që po përgatiten të ndërmarrin karrierën e futbollistit: “Duhet të jenë gjithmonë të uritur. Për topa dhe gola”.

Në lidhje me ritualin para ndeshjeve: “Para se të futem në fushë, dëgjoj gjithmionë këngët e reperit Amara dhe më pas bëj meditim. Kënga ime e preferuar ëshhtë Keep Dreaming”.

“Si ndihem kur shikoj murin e verdhë të tifozëve të Dormtund-it? Duhet të them se hera e parë ka qenë e pabesueshme. Më pas, kur dëgjon emrin tënd është fantastike”.

Related posts

“OPERACIONI MESSI”/ Projektohet rikthimi në “Camp Nou”, mediat zbulojnë formulën “magjike”

F.autor

PAS ZYRTARIZIMIT TË BALOTELLIT/ Adana Demirspor provon një tjetër super goditje, ja emri…

Delo.autor

Kryevepra e Mbappe po bën xhiron në rrjet, turpëroi keq kundërshtarët (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment