Futboll Seria A Sport

“DIVORC” MES HIGUAIN DHE JUVENTUSIT? Babai i lojtarit zbulon gjithçka

Gonzalo Higuain vazhdon të qëndrojë në Argjentinë, pasi u largua nga Italia më 19 mars, për të qenë pranë nënës së tij të sëmurë. Nuk ka vendosur ende kur do të kthehet në Torino, të paktën tani për tani, ndaj kanë lindur shumë thashetheme mbi të ardhmen e tij me ngjyrat bardhezi. Madje është folur për një largim hipotetik, nëse “Pipita” do ta zgjasë qëndrimin në shtëpi, një skenar i mohuar menjëherë nga babai i tij, Jorge.

Ky i fundit, në mikrofonat e “LM Neuquén”, ka hedhur poshtë çdo tundim të të birit për t’i dhënë lamtumirën para kohe Juventusit: Janë thënë gjëra të pavërteta. Gonzalo do të mbetet te Juventusi, sepse ka akoma një vit e gjysmë kontratë. Ai do ta respektojë atë. Pastaj, pas kësaj periudhe, do të marrë vendimin që e gjykon më të përshtatshëm, sepse do të bëhet përsëri pronar i kartonit. Ky është realiteti dhe kjo do të ndodhë, përveç ngjarjesh të tjera të paparashikuara. Por, në parim, nuk është qëllimi i tij që të largohet nga ai klub, që e do shumë. Njerëzit në Torino, gjithashtu, e duan atë”.

Duken qartë planet e Higuain, që të jetë pjesë e bardhezinjve deri më 30 qershor 2021 dhe më pas të vendosë ekipin e tij të ardhshëm në autonomi totale, si lojtar i lirë.

Related posts

A JE HOMOSEKSUAL? Ibra i’u përgjigj gazetarit pasi u kap “mat” me Pikenë në parking: Eja në shtëpinë time dhe sille motrën…

F.autor

PUBLIKOHEN INFORMACIONET ZYRTARE/ Shikoni si rreshtohen Interi dhe Salernitana

F.autor

Claudio Lotito: Kam refuzuar 110 milion euro për Sergej Milinkoviç-Savic

Sadik.Autor

Leave a Comment