Formula 1 Sport

KORONAVIRUSI/ Zyrtarizohet sezoni 2020 i Formula 1, Botërori nis më 5 korrik

Sezoni 2020 i Botërorit të Formula 1 do të nisë më 5 korrik, me garën e Austrisë. Lajmin e konfirmoi Chase Carey, presidenti i Formula 1, që shtoi se ai synon të zhvillojë një sezon me 15 deri në 18 gara.

Kjo deklaratë e Carey vjen pak orë pas vendimit të anullimit të garës së Francës për shkak të coronavirus, në pistën e Le Castellet (ishte planifikuar më 28 qershor). “Objektivi ynë është të nisim sezonin në Europë, më 5 korrik. Garat e para do t’i zhvillojmë me dyer të mbyllura”, tha Carey.

Më pas, pritet që botërori të vazhdojë në shtator: “Në shtator, tetor e nëntor do të garojmë në Europë, Azi dhe Amerikë, duke e mbyllur botërorin në Bahrein dhe Abu Dhabi. Shpresojmë të zhvillojmë 15-18 gara. Së shpejti do të publikojmë edhe kalendarin”.

Related posts

LIVE/ Përfundon pjesa e parë, Kastrioti udhëheq bindshëm ndaj Kamzës (VIDEO)

Isa.Autor

E PABESUESHME/ Messi VAZHDON të jetë mbret, shikoni STATISTIKAT për këtë vit

Isa.Autor

DIFERENCA E “FRIKSHME”/ BARCELONA kryeson plotësisht La Ligan (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment