Futboll Seria A Sport

“ICARDI NUK DO LUAJË MË PËR INTER”/ Cassano: Argjentinasi do blihet nga skuadra e…

Antonio Kasano thotë se PSG-ja do ta blejë Mauro Ikardin për 70 milionë euro, duke shtuar se edhe po të kthehet nga huazimi argjentinasi nuk do të luajë për Interin më.kasano

“Unë e kam të sigurt që Ikardi nuk do të luajë më për Interin. Është shumë e vështirë që ai të veshë përsëri bluzën zikaltër edhe nëse kthehet nga huazimi. Unë mendoj se PSG-ja do e blejë atë, duke derdhur në arkat e Interit 70 milionë euro. Ky është një çmim që për atë lojtar ia vlen.

Vlera e tij mbetet e pa ndryshuar ndonëse pas vështirësive të Koronavirusit nuk dihet kush mund ta përballojë. E sigurt është që ai nuk do të luajë më për Interin.”, u shpreh Kasano.ikardi psg

Kujtojmë se Ikardi është në huazim te PSG-ja deri në fund të sezonit nga Interi, me të drejtë blerje, pro kohët e fundit kanë qarkulluar lajme se francezët nuk kanë ndërmend ta blejnë përfundimisht sulmuesin.

Related posts

Sulmoi arbitrin Skomina, Presidenti i Romës procedohet nga UEFA

Sadik.Autor

YJET E FUTBOLLIT NË “BIG BROTHER”/ Një karton komik i bën bashkë (VIDEO)

Delo.autor

U PA NË “WEMBLEY”/ Theu karantinën dhe ndoqi në stadium Angli-Danimarkë, gjobë e majme për këngëtarin e njohur

Delo.autor

Leave a Comment