Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Nuk bën pjesë më në planet e së ardhmes, Juventus nxjerr në shitje sulmuesin…

Juventusi ka vendosur të shesë sulmuesin brazilian Dugllas Kosta në merkaton e verës, raporton “Calciomercato”, një mënyrë kjo për të shpëtuar nga rroga e tij e lartë por dhe për të arkëtuar ca para nga vlera e kartonit të brazilianit.

dugllas kosta

29 vjeçari i cili iu bashkua “Zonjës së Vjetër” në vitin 2017 ka arritur të shënojë vetëm 9 gola në 90 ndeshje dhe një shitje e tij do ta lironte goxha Juventusin për sa i përket anës financiare.

KOSTA

Braziliani fiton plot 6 milionë euro në sezon. Dhe kartoni i tij vlerësohet mbi 20 milionë, çka do e ndihmonte goxha Juventusin në përballimin e krizës së koronavirusit.

Raportimi shkon dhe më tej duke zbuluar dhe një klub që interesohet për të që është PSG-ja, e cila ka si drejtor sportiv Leonardon, pra një bashkëkombës të Kostas që njihet goxha për “fiksimin” ndaj lojtarëve nga vendi i tij i origjinës.

Related posts

MILAN PREZANTON FANELLËN E PARË PËR SEZONIN E RI/ Shikoni dizenjimin e veçantë (VIDEO)

Delo.autor

Inter, Icardi: “Më ndihmoi fati te goli me thembër, Champions objektivi ynë!”

Q.Autor

SFIDA NDAJ ROMËS/ Pioli merr dy lajme pozitive, rikthehet në stërvitje ylli…

Delo.autor

Leave a Comment