Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Ferrari zgjedh zëvendësuesin e Vettel, ja i preferuari i “kokëkuqes”

Sebastian Vetel dhe Ferrari do të shkojnë në rrugët e tyre të ndara pas sezonit 2020, kështu që skuadra italiane po kërkon një pilot të ri për partnerin Leklerk.

Karlos Sainz duket se është i preferuari i tyre për të zëvendësuar gjermanin. Pilotit aktual të Meklaren i përfundon kontrata në fund të viti 2020 dhe mund të zgjedhë për të bërë ndërrimin. Sipas Marca, ai mund të jetë regjistruar tashmë dhe kjo mund të jetë thjesht çështje ditësh përpara se gjithçka të konfirmohet.

Ka disa arsye pse Sainz është i përzgjedhuri i Ferrarit. Ai është në momentin e përsosur të karrierës së tij në moshën 25-vjeçare. Së dyti, paga e tij do të ishte shumë më e ulët se Vettel. Së treti, Sainz nuk ndihet shumë i shqetësuar nëse është piloti i parë ose jo.

Nëse Sainz nënshkruan me Ferrarin, atëherë ai do jetë spanjolli i tretë që do të pilotojë për kokëkuqen.

Related posts

Belgjikë-Islandë dhe Hungari-Greqi, spektakli vazhdon në Ligën e Kombeve

Isa.Autor

“SASSUOLO SI ATALANTA”/ Sarri: Nëse marrim 11 pikë në 6 ndeshje, jemi me fat

Delo.autor

PËSOI ATAK KARDIAK NË FUSHË/ Ronaldo lutet për mesfushorin Eriksen: Chris, qëndro i fortë… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment