Futboll Seria A Sport

“RILINDJA NIS NGA STADIUMI I RI”/ Presidenti i Milanit gëzon tifozët me deklaratën e fundit

Paolo Skaroni beson se vështirësitë që kanë kapluar Italinë për shkak të Koronavirusit kanë kaluar. Presidenti i Milanit sheh te ndërtimi i stadiumit të kuqezinjve një stimul për të parë nga e ardhmja me optimizëm.

“Nuk ka asnjë sinjal më të mirë sesa ndërtimi në Milano i stadiumit më të bukur në botë. Interi dhe Milani po bashkëpunojnë në mënyrë të frytshme dhe javën e ardhshme do të zhvillojmë një takim me përfaqësuesit e komunës për të vendosur. Ne si klube shpresojmë të arrijmë një akord përfundimtar e të nisim sa më shpejt nga puna për impiantin e ri që do të jetë një vlerë e shtuar për qytetin”.

San-Siro-e1580547021885

Në pritje të përgjigjeve të analizave të dyfishta, numri 1 i klubit ka folur edhe për rinisjen e sezonit. “Duhet të japim sinjalin tonë drejt kthimit në normalitet. Kjo ka të bëjë me tifozët, por edhe për ekonominë. Pa futboll dëmet do të ishin të mëdha për Serinë A”, përfundoi Skaron.

Related posts

PA “VAR” NË LIGUE 1/ Probleme të rënda në ndeshjen mes Nice dhe Toulouse për shkak të…

Delo.autor

Ish-presidenti Moratti : Te Interi janë të detyruar për…

Sadik.Autor

Zidane akuza të rënda ndaj Bale, shihni çfarë thotë

Delo.autor

Leave a Comment