Bundesliga Futboll Sport

BUNDESLIGA/ Schalke turpërohet në shtëpi, Sulmuesi Verner mposht me tripletë Mainz

U zhvilluan dhe dy takimet e tjera të javës së 27-ë të kampionatit gjerman. Augsburgu turpëroi Shalken me rezultatin 0-3, kurse Lajpcigu nuk tregoi mëshirë ndaj Mainzit duke e mposhtur me rezultatin e thellë 0-5.

Sulmuesi gjerman Timo Verner koleksionoi tripletë personale për këtë takim duke shënuar 3 prej 5 golave të takimit.

Me këtë fitore Lajpcigu konfirmohet si forca e tretë e kampionatit gjerman pas Bajern Mynihut dhe Borusia Dortmundit.

Për sa i përket Vernerit, ai shkon në kuotën e 24 golave në kampionatin gjerman, 3 më pak se Robert Levandovski i Bajern Mynihut.

Related posts

“DUA TË LUAJ ME RONALDON ME MESSIN”/ Mesfushori Kimmich: Ju tregoj cili është idhulli tim

Delo.autor

NJË DRITË SHPRESE NË FUND TË TUNELIT/ Java e fundit e Serie A përcakton fatin e Milanit dhe të…

Delo.autor

Kroacia kthehet të festojë në shtëpi, shoqërohet nga dy avionë ushtarakë (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment