Futboll Seria A Sport

POGBA DREJT JUVENTUS? Kampionët e Italisë i vendosin kusht të fortë

Juventusi po mendon të rikthejë Paul Pogbanë, por nuk ka ndërmend që t’i paguajë të njëjtën rrogë siç e ka në Manchester United. Kampioni i botës është një nga më të kërkuarit në merkato, pasi ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Manchesteri.

Tuttosport dhe Corrire dello Sport shkruan se francezi duhet të heqë dorë nga një pjesë e rrogës që merr në Angli për t’u rikthyer në Torino. Kjo do të thotë se rroga vjetore e Pogbasë nga 12 milionë euro duhet të reduktohet.

Manchester United do minimalisht 100 milionë euro për kartonin e futbollistit, prandaj dhe italianët i kanë kërkuar atij që të reduktojë fitimet e tij. Juventusi mund të ulë shifrën duke çuar në Angli Alex Sandron dhe Merih Demiral.

Related posts

Truproja, thirrje të bllokuara dhe asnjë shkrepje/ Ja kushtet e Salah për të mos u…

Isa.Autor

LEAO RINOVON ME MILANIN/ Ja kur pritet të hidhet firma e portugezit në kontratë

F.autor

MESAZH REAL MADRID-IT NGA LONDRA/ Dani Ceballos: Dëshira ime është për të veshur fanellën e…

Delo.autor

Leave a Comment