Futboll Sport

LISTA/ Real Madridi klubi më i pasur në botë, Barcelona parakalon “Bavarezët”

Reali i Madridit është një forcë e frikshme jashtë fushës së lojës. Madrilenët, të parët në botë për vlerën e tyre, ndërkohë që nuk ka asnjë ekip italian në 10-she. Raporti i fundit i KPMG konfirmon vlerat e skuadrave europiane.

Analiza ka marrë nën vëzhgim 32 skuadra futbolli në Europë, mes tyre 6 italiane: Juventusi renditet në vendin e 11-të, Interi në vendin e 14-të (me një rritje të frikshme të vlerës), Roma dhe Napoli në vendin e 16-të dhe 17-të, Milani në vendin e 22-të (është klubi italian që ka humbur më shumë vlerë se kushdo tjetër në 5 vitet e fundit), Lacio në vendin e 28-të.

Për sa i përket renditjes së përgjithshme, përveç madrilenëve, në podium janë edhe Mançester Junajtid dhe Barcelona. Në këtë studim, janë të analizuara vlerat e futbollistëve të këtyre skuadrave, të ardhurat nga shitjet e biletave, shitja e të drejtave televizive dhe te popullariteti në rrjetet sociale.

Siç e thamë, Reali i Madridit është ai që komandon këtë klasifikim me 3.5 miliardë euro. Pavarësisht faktit që madrilenët nuk kanë triumfuar në dy vitet e fundit vazhdojnë të jenë një markë e rëndësishme në botën e futbollit dhe ka pësuar një rritje prej 8% nga viti i kaluar. Në vendin e dytë është Mançester Junajtid me 3.3 miliardë euro dhe në vendin e tretë Barcelona me 3.1 miliardë euro duke parakaluar Bajernin e Mynihut.

ITALIANET – Deri në vitin 2019 ishte skuadra e Juentusit që mbronte nderin e italianëve duke u renditur në top 10, por këtë vit është në vendin e 11-të duke u parakaluar nga PSG-ja dhe Arsenali. Por pavarësisht rënies në klasifikim, vlera e italianëve është rritur 12% duke arritur kuotën 1.73 milionë euro.

juventus

Rritjen më të frikshme e ka pasur Interi i “Suning”-ut, i cili ka fituar vetëm një vend në renditje, por vlera e tij në treg është përmirësuar 42%, duke arritur 983 milionë euro, +146% në krahasim me vitin 2016 kur menaxhimin e skuadrës e morën kolosët kinezë. Në këtë katërvjeçar, vetëm Totenhemi dhe Lioni janë rritur më shumë. Katër vitet e fundit u buzëqeshin edhe skuadrave romane.

Vlera e skuadrave

Roma është rritur 68% duke arritur vlerën 602 milionë euro, ndërsa bardhekaltrit janë rritur 41% duke pasur një vlerë 320 milionë euro. Napoli gjithashtu është rritur 50%. I vetmi klub që ka pësuar rënie të vlerës është Milani, i cili renditet përpara Lacios si vlerë (526 milionë euro), por ka një rënie 3.5% në krahasim me vitin 2016. Në një vit, fondi “Elliott” ka humbur 30 milionë euro.

Related posts

Tifozë të Brazilit, brez pas brezi (FOTO)

Sadik.Autor

Napoli rivalizon Romën, gati oferta për dyshen Darmian-Verdi

Q.Autor

I DASHURUAR ME YLLIN E LIVERPOOL/ Neville e krahason me De Bruyne, Gerrard dhe Beckham

Delo.autor

Leave a Comment