Futboll Premier League Sport

PARTNER IDEAL ME VAN DIJK/ Klopp i telefonon yllit të Napolit: Çfarë planesh ke?

Trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop, i ka telefonuar mbrojtësit të Napolit, Kalidu Kulibali, për ta pyetur për mundësinë e një transferimi të tij në “Anfield” këtë verë.

kalidu kulibali

Tekniku gjerman raportohet se i ka telefonuar yllit senegalez për t’i kërkuar atij se çfarë ka ndërmend që të bëjë në 12-18 muajt e ardhshëm.

28-vjeçari është përfolur për një transferim te gjigantët e Premier Ligës. Sipas “Le10 Sport”, Klop bëri lëvizjen e parë duke i telefonuar atij që e shikon si partnerin ideal të Van Dajkut në qendër të mbrojtjes dhe se Kulibali, i cili ka një kontratë deri në vitin 2023 me klubin italian, është ndier tepër i vlerësuar nga interesi i “Reds”-ave.

Related posts

Kessie: Juventus? Fitojmë ne 2-0 dhe unë shënoj gol

Sadik.Autor

REAL MADRID-EIBAR/ Gareth Bale është titullar në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

U TRANSFERUA TEK “DEMAT”/ Zbulohen prapaskenat si Partizani ia “mori” Kaçen Tiranës

Delo.autor

Leave a Comment