Futboll Sport

E BUJSHME NGA FRANCA/ Theo Hernandez arrin marrëveshjen me klubin e ri

Paris Saint Germain është shumë pranë marrëveshjes me mbrojtësin francez, Theo Hernandez.

Mbrojtësi i majtë iu bashkua Milanit verën e kaluar nga Real Madrid dhe ka shkëlqyer me fanellën e Rossonerëve.

PSG i ka ofruar Theos një kontratë afatgjate 5-vjeçare ku lojtari do të fitonte një pagë 6 milionë euro në sezon. Mediat në Francë e bëjnë fakt të kryer arritjen e marrëveshjes ku po diskutohen bonuset në kontratën e lojtarit.

Nga ana tjetër parisienët pritet që ta kompletojnë transferimin e tij për 50 milionë euro, shumë që e lë të kënaqur Milanin.

22-vjeçari me fanellën e Rossonerëve ka zhvilluar 25 ndeshje, ku ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar tre asistime.

Related posts

E nisi ndeshjen nga stoli/ Mërgjyshi përgjigjet për SUKAJN: Ja pse nuk luajti titullar

Isa.Autor

LËSHON “RRJETËN” NË ITALI/ Florentino Perez kërkon të rrëmbejë talentin e Serie A…

Delo.autor

ËSHTË PARTNERJA E PILOTIT TË MOTOGP/ “Nuk tradhtoj kurrë, nëse jam …”

F.autor

Leave a Comment