Futboll Seria A Sport

MBROJTËSI SKRINIAR NUK GJEN QETËSI/ Pasi e dënoi federata tashmë e gjobit edhe Interi, ja arsyeja

Interi ka vendosur të ndëshkojë Milan Skrinjarin pas kartonit të kuq që mori kundër Sasuolos në barazimin 3-3. Zikaltërit nuk ishin të kënaqur me mbrojtësin e tyre pasi sllovaku do duhet të mungojë në sfidat kundër Parmës, Breshias dhe Bolonjas.

Skriniar

Skrinjar u pezullua me tre ndeshje nga federata italiane si dhe u gjobit me 10 mijë euro. Por, si të mos mjaftonte ky dënim i federatës mbrojtësin e ka gjobitur edhe klubi i tij Interi.

Komisioni i Disiplinës e dënoi Skrinjarin pas fyerjeve që ai bëri në drejtim të gjyqtarit dhe Interi ka vendosur të mos e apelojë vendimin.

Gjithashtu, zikaltërit do ta gjobisin mbrojtësin e tyre sipas rregullave të brendshme të skuadrës.

Related posts

LARGOHET NGA STOLI I REAL MARDIDIT/ Solari boshatis zyrën e tij dhe “ofendohet”, ja çfarë i bëjnë lojtarërt

Delo.autor

Peshëngritësit nuk tërhiqen, e duan sot vendimin e pezullimit

Sadik.Autor

Klubi më i vjetër spanjoll shitet vetëm 1 euro

Q.Autor

Leave a Comment