Të tjera

Tenisti amerikan nën hetim pas akuzave për racizëm, rrezikon dënim të rëndë

Tenistët Ryan Harrison dhe Donald Young, që janë përballur me njëri-tjetrin në raundin e parë të turneut të Nju Jorkut, janë bërë protagonistë pas shkëmbimit të disa batutave aspak të këndshme. Mësohet se Harrison ka bërë disa deklarata raciste në adresë të Young, që më parë i pat thënë rivalit “ec, vazhdo”. Kështu ka deklaruar në rrjetet sociale e fejuara e Young: “Doni të dini se çfarë ka ndodhur? Kur Donald thirri “ec, vazhdo”, Ryan u çmend dhe iu përgjigj: kështu bëni ju zezakët”.

Tenisti Donald Young

Këto deklarata janë konsideruar raciste nga Federata Ndërkombëtare e Tenisit, që ka nisur një hetim për këtë çështje, duke mbledhur informacion dhe vëzhguar pamjet filmike. “Do të hapim një hetim dhe do ta analizojmë këtë çështje deri në fund. Nuk mund të tolerojmë akuza raciste në spotrin tonë”, tha ATP-ja. “Akuzat karshi meje janë false. Unë pres të gjithë ata që kanë qenë dëshmitarë të flasin”, tha Harrison, që rrezikon një dënim të rëndë në rast se konfirmohet akuzat për racizëm.

Related posts

FORMULA 1/ Kur Senna përplaste Prost për të fituar titullin, incidenti tremb fansat e Hamilton (VIDEO)

Delo.autor

HISTORIKE/ Shqipëria dhe Kosova bëhen një në sport, krijohet liga e përbashkët

Delo.autor

UFC/ Dana White: Fansave nuk u intereson më kjo peshë, do ta mbyllim

Isa.Autor

Leave a Comment