Bundesliga Futboll Sport

SHËNOI DOPIETË NË NDESHJEN E FUNDIT NDAJ LEIPZIG/ Verner largohet si golashënuesi më i mirë i ekipit

Timo Verner luajti ndeshjen e tij të fundit me Lajpcigun pasi do transferohet tek Çelsi në Premier Ligë. Sulmuesi gjerman realizoi një dopietë në fitoren 2-1 që skuadra e tij arriti në javën e fundit të Bundesligës kundër Augsburgut.

verner golashenuesi

Me këto dy gola të shënuar Verner u bë golashënuesi më i mirë i Lajpcigut edhe pse është 24-vjeç. Gjermani arriti shifrën e 28 golave me Lajpcigun këtë sezon, ndërsa ka shënuar në total 95 gola në 159 ndeshje.

Sezonin tjetër Verner do luajë në Premier Ligë pasi ka arritur marrëveshje me klubin e Çelsit ku dhe do jetë më i paguari në skuadër.

Related posts

KUPA E ITALISË/ Juventus-Roma, përballja për gjysmëfinalen në “Allianz Stadium”

Delo.autor

E BUJSHME/ Milan mposht Juventusin dhe Interin, shumë pranë marrëveshjes me talentin!

Delo.autor

Pepe Reina ikën nga Napoli, shkon tek Paris Saint-Germain

Q.Autor

Leave a Comment