Futboll Premier League Sport

“TË FITOSH NUK ËSHTË KURRË E LEHTË”/ Solskjaer: Vendi i tretë ishte i çuditshëm dikur, tani…

Të fitosh nuk është kurrë e lehtë.

Firtorja kërkon kohë dhe përkushtim. Këtë e ka kuptuar shumë mirë Ole Gunnar Solskjaer.

Trajneri i Manchester United ka qenë një nga protagonistët e ciklit të parë fitues të Sir Aleks Ferguson me Djajtë e Kuq, por tani që ulet në stolin  e klubit anglez e kupton më mirë sa e vështirë është të fitosh një trofe.

“Në krahasim me atë kohë, duhet thënë se sot është me komplikuar të fitosh tituj. Në atë kohë duhet të luftonim me një ose dy skuadra mes Arsenal-it, Chelsea-t dhe Liverpool-it”.

“Nuk ishte normale të dilnim të tretë. Ndërsa tani janë 4-5 skuadra që mund ta fitojnë Premier League dhe kupat e tjera”, ka thënë norvegjezi.

Si lojtar, Solskjaer ka hyrë në histori për golin që i dhuroi Champions League-n në 1999-ën Manchester United. Një gol që ka ardhur në fundin e kohës shtesë në finalen e madhe kundër Bayern Munich, i përmbysur në fundin e takimit.

Related posts

E PASKA EKZAGJERUAR/ Evra i përgjigjet tifozëve të MILANIT, keni HISTORI por nuk…

Isa.Autor

“KATAR 2022″/ Pas një asist nga Soares, ylli Jota ndëshkon me kokë Serbinë (VIDEO)

Delo.autor

Mesazhi i koduar i Kamzës, “kapen” me shkodranët dhe…

Sadik.Autor

Leave a Comment